21/04/2024

Turqia mbështet kërkesën e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në GJND

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u takua në Brazil me ministren për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të Republikës së Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet diplomatike, mësohet se Fidan u takua me ministren për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të Afrikës së Jugut, në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit në të cilin ndodhet për Takimin e Ministrave të Jashtëm të G20.

Ministri Fidan tha se Turqia mbështet kërkesën e Republikës së Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Në takim u trajtuan edhe përgatitjet për vizitën zyrtare që parashikohet të zhvillohet brenda këtij viti në Turqi nga presidenti i Republikës së Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

Gjithashtu u diskutuan edhe çështjet për marrëdhëniet dypalëshe, ekonominë, tregtinë, arsimin dhe ato kundër terrorizmit.

Në ditën e dytë të Takimit të Ministrave të Jashtëm të G20, ministri Fidan u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, ministrin e Jashtëm të Francës, Stephane Sejourne, ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan dhe ministren e Jashtme të Meksikës, Alicia Barcena.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...