19/04/2024

Bastisjet e fundit në Kosovë, Specialja: Po bëhen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Javën që po lëmë janë kryer në vazhdimësi bastisje në Kosovë të ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Dhoma e Prokurorisë së Specializuar.

E lidhur me këto bastisje është bërë e ditur se Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen operacione për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në reagim.

Ndryshe, gjatë kësaj jave janë bastisur shtëpia e Ismail Sylës, Artan Behramit, Bashkim Smakaj e Isni Kilajt, persona këta të afërt me ish-presidentin Hashim Thaçi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...