05/12/2024

“Trepça”, publikon detaje të marrëveshjes me minatorët për ndërprerjen e grevës

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas dhjetë ditë grevë, minatorët kanë arritur marrëveshje me Ndërmarrjen “Trepça”, për ndërprerjen e grevës.

Ndërmarrja “Trepça” ka publikuar letrën e minatorëve me katër kërkesat e parashtruara, ndërsa bën të ditur se është pajtuar që tri kërkesat e tyre të realizohen

Kërkesat e minatorëve drejtuar  Bordit të Trepçës janë  1. Paga e Minatorit prej 6-10 te muajit!

2. Te Shpallet Konkursi i KE-se.

3. Te permirsohen Kushtet e Sigurise dhe 4. Te terhiqen vendimet e nxjerra gjate greves.

“E nderuara Kryesuese jeta dhe shendeti i minatoreve eshte ne rrezik. Prandaj duhet te tregohet gadishmeri dhe vullnet per te arritur nje zgjidhje. Nese ju keni vullnetin dhe kohen minatoret do ta falin besimin e plote dhe do te japin kohen per te arritur sukseset qe deshirojme te gjithe. Me respet nga Minatoret”, thuhet në letren e marrëveshjes së minatorëve dërguar Bordit të Ndërmarrjes.

E në përgjigjjen e  Bordit të Ndërmarrjes “Trepça”, thuhet se bordi është në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e paraqitura nga minatoryët grevist dhe se kërkesat e tyre tashmë janë prioritet.

“ Ne, Bordi i Perkohshëm i Drejtorëve, i kemi trajtuar me shume kujdes kërkesat e adresuara në letrën e mëposhtme dhe mund tju sigurojmë që këto kërkesa ne i kemi prioritizuar në strategjinë tonë të punës, madje disa prej tyre edhe i kemi trajtuar. Ne, Bordi i Perkohshëm i Drejtorëve jemi në pajtueshmëri të plotë me kerkesat e paraqitura nga ju, sepse janë dhe prioritete tona tashmë. Ne Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve pajtohemi me pikat 1, 2 dhe 3. Kërkesa e fundit e letrës tuaj ju sigurojmë që do të analizojmë dhe shqyrtojmë në vijimësi vendimet e KE-së, përfshirë ato nga data 27.10.2023 Bordi i Përkohshem i Drejtoreve te Trepça 02/11/203”, thuhet në letren e ndërmarrjes “Trepça”

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...