05/10/2024

BE-ja ka “informacione të besueshme” se Irani i ka dërguar raketa Rusisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Bashkimi Evropian tha më 9 shtator se aleatët e tij kanë ndarë “informacione të besueshme” se Irani e ka furnizuar Rusinë me raketa balistike, një pretendim që është hedhur poshtë nga Teherani, por nuk është mohuar në mënyrë eksplicite nga Kremlini.

Mediat amerikane, duke cituar burime anonime, raportuan javën e kaluar se Uashingtoni beson që Irani ka transferuar armë në Rusi, për përdorim në Ukrainë.

“Ne jemi në dijeni të informacioneve të besueshme, që na janë ofruar nga aleatët tanë, për dërgimin e raketave balistike iraniane në Rusi”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Jemi duke i shqyrtuar më tej [informacionet] me anëtarët tanë dhe nëse konfirmohen, këto dërgesa do të paraqisnin një përshkallëzim të rëndësishëm të mbështetjes së Iranit për luftën e paligjshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha ai.

Stanoi shtoi se “qëndrimi unanim i udhëheqësve të BE-së ka qenë gjithmonë i qartë. BE-ja do të përgjigjet në mënyrë të shpejtë dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë edhe përmes masave të reja kufizuese ndaj Iranit.

Ministria e Jashtme iraniane ka hedhur poshtë këto akuza.

Perëndimi për muaj të tërë ka paralajmëruar Teheranin kundër dërgimit të raketa në Rusi dhe BE-ja veçse ka goditur Iranin me sanksione për shkak se ka furnizuar Moskën me dronë.

“Ne mohojmë fuqishëm pretendimet ndaj rolit të Iranit në eksportin e armëve për njërën anë të luftës të luftës”, tha zëdhënësi i Ministrisë të Jashtme të Iranit, Nasser Kanali.

Kur u pyet për raportimet e mediave amerikane, Kremlini të hënën nuk mohoi në mënyrë eksplicite se Irani i ka dërguar raketa.

SHBA-ja ka thënë se çdo dërgesë e këtij lloji do të përballej me një përgjigje “të ashpër” dhe do të dëmtonte përpjekjet e Teheranit për përmirësimin e raporteve me Perëndimin.

E përballur me sanksione të ashpra perëndimore, Moska u është drejtuar Iranit dhe Koresë së Veriut për furnizime me armë, në mënyrë që të vazhdojë luftën e saj kundër Ukrainës./Radio Evropa e Lirë

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...