16/05/2025

BE: Kosova po pengon normalizimin e marrëdhenieve me Serbin

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas takimit të sotëm të dështuar në Bruksel, Bashkimi Europian akuzon Kosovën se po pengon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Ishte e pamundur të tejkalojmë diferencat”, tha i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell pas takimit në Bruksel me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim, i cili u quajt sërish një dështim i radhës.

Borrell tha se Kurti nuk është i gatshëm t’u japë më shumë autonomi dhe të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Por për këtë Kosova ka rënë në ujdi në dialogun 10 vjeçar me Serbinë të mbështetur nga BE. Kryeministri Kurti kishte këmbëngulur në Bruksel, se para dhënies së autonomisë për komunat serbe në kosovë, Serbia duhet që ta njohë Kosovën, tha Borrell.

Borrell paralajmëron nga gjendja e stanjacionit

Borrell paralajmëroi të dyja palët për stanjacionin dhe se ai do të pengojë anëtarësimin e dëshiruar në BE. “Pa normalizim as për Kosovën dhe as për Serbinë nuk do të ketë një të ardhme europiane”, citon Reuters të ngarkuarin e BE, Josep Borrell. Kështu edhe takimi i fundit në Bruksel me ndërmjetësimin e BE nuk solli asnjë sukses edhe pas disa orë negociatash.

Kryeministri Kurti u kundërpërgjigj pas reagimit nga BE dhe akuzoi BE për anshmëri dhe se ka bërë të vetin pozicionin e Serbisë. Presidenti Vuçiq nga ana e tij kërkoi që bisedimet të vazhdonin. “Ne duhet të bisedojmë dhe të gjejmë një rrugë përpara”, tha Vuçiq.

“Përpjekjet e BE për të shtensionuar tensionet e mëdha mes Kosovës dhe Serbisë dështuan sërish”, shkruan portali online i ZDF.

Kurse Deutschlandfunk shkruan se “përpjekja për ndërmjetësim mes Kosovës dhe Serbisë nga ana e BE ishte sërish e pasuksesshme”.\Insajderi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...