26/07/2024

BE: Marrja e masave ndaj Kosovës nuk u miratua lehtë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka përsëritur të enjten se ndaj Kosovës nuk janë vendosur sanksione apo masa kufizuese, për të cilat duhet të respektohet korniza dhe procedura e caktuar në BE, por vetëm masa dhe instrumente të përkohshme për të dëshmuar se BE-ja është serioze në përpjekjet e saj për t’i ulur tensionet.

Bashkimi Evropian ka përsëritur të enjten se ndaj Kosovës nuk janë vendosur sanksione apo masa kufizuese, për të cilat duhet të respektohet korniza dhe procedura e caktuar në BE, por vetëm masa dhe instrumente të përkohshme për të dëshmuar se BE-ja është serioze në përpjekjet e saj për t’i ulur tensionet.

Këtë e ka thënë zëdhënësi i BE-së për çështje të politikë së jashtme dhe sigurisë, Peter Stano, të enjten në një konferencë për shtyp në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel.

Stano ka përsëritur se këto masa janë të përkohshme dhe se do të hiqen nga rendi i ditës kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërmerr hapat që kërkohen nga ai për t’i ulur tensionet.

Ai ka thënë se disa nga këto masa nuk kanë qenë të lehta për BE-në që t’i miratojë, por janë ndërmarrë pasi, sipas tij “është parë se nuk ka hapa për shtensionim të situatës”.

“Pra, fjala është për instrumente që ne përdorim për të dëshmuar se BE-ja është serioze kur thotë se pret shtensionim të situatës dhe reagim kur një gjë e tillë nuk ndodh“, ka thënë Stano, shkruan REL.

I pyetur se a mban BE-ja përgjegjësi pse nuk i ka realizuar premtimet për të siguruar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale, pasi Kosova kishte pranuar t’i shtynte ato dhe kishte pranuar Aneksin për zbatim të marrëveshjes në takimin e Ohrit, Stano përgjigj duke thënë se fokusi tash duhet të jetë shtensionimi dhe nuk po shihet se diçka e tillë po ndodh në terren.

Sa i përket Marrëveshjes dhe Aneksit të arritur në Ohër, për të cilin presidenti Vuçiq ka thënë se ai nuk do ta zbatojë në tërësi, Stano ka thënë se “përfaqësuesi i lartë Borrell ka bërë deklaratë pas takimit në Ohër, me të cilën janë pajtuar të dyja palët dhe kjo nuk është tërhequr asnjëherë“.

Prandaj, sipas Stanos, zbatimi i Marrëveshjes dhe Aneksit të Ohrit mbetet obligim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...