04/10/2024

Benny Gantz dorëhiqet prej Qeverisë së Netanyahut

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka dhënë dorëheqje prej Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, për shkak të mospajtimeve për planet pas përfundimit të konfliktit në Gazë.

Duke folur në një konferencë për media, të dielën, ai ka thënë se Netanyahu “është duke na parandaluar nga fitorja e vërtetë”.

Muajin e kaluar, Gantz e ka përmendur 8 qershorin si datën e fundit për Netanyahun që të prezantojë planin se si Izraeli do t’i përmbushë gjashtë “synimet strategjike”, përfshirë dhënien fund të regjimit të Hamasit në Gazë, dhe themelimin e një administrate civile multikombëtare në atë territor.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Netanyahu i pati hedhur poshtë komentet atëherë, dhe pati thënë se diçka asisoj do të nënkuptonte “humbje për Izraelin”.

Gantz ka qenë anëtar kyç në “kabinetin e luftës” së Netanyahut, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Konflikti Izrael-Hamas ka nisur më 7 tetor 2023, pasi militantët e Hamasit kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit.

Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë mbi 36.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./Radio Evropa e Lirë

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...