22/06/2024

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sulmuesi francez është larguar nga Real Madridi si lojtar i lirë për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad, Benzema e ka përmendur ish-bashkëlojtarin e tij te Los Blancos, Cristiano Ronaldo, të cilin do ta ketë rival të ligën e re.

“Al Ittihad është një sfidë e re për mua. Është një ligë e mirë dhe aty luajnë shumë futbollistë të mirë”.

“Cristiano Ronaldo është tashmë këtu, ai është një mik që tregon se Arabia Saudite po shkon përpara dhe unë jam këtu që të fitoj sikurse në Evropë”, është shprehur mes tjerash Benzema.

35-vjeçari ka nënshkruar deri në vitin 2026 me klubin e ri dhe do të përfitojë rreth 200 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...