19/06/2024

Irani rihap ambasadën në Riad pas ndërprerjes 7-vjeçare

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Irani rihapi ambasadën e tij në kryeqytetin saudit Riad, shtatë vjet pasi u mbyll për shkak të një përçarjeje diplomatike, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve të mediave, në ceremoni të pranishëm ishin zv/ministri i Jashtëm i Iranit, Alireza Begdali dhe përfaqësuesi i Iranit në Jeddah, Hassan Zarnagar Abargoui.

Irani nesër do të rihapë edhe konsullatën e tij në qytetin port saudit, Jeddah.

Njoftimi për rihapjen e misioneve diplomatike të Iranit në Arabinë Saudite u bë të hënën nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanaani pasi diplomatët më të lartë iranianë dhe sauditë u takuan në margjinat e takimit të grupit BRICS në Afrikën e Jugut.

Dy vendet e Gjirit Persik ranë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike në mars pas dy vitesh negociatash të ndërmjetësuara nga Iraku dhe Omani.

Kina ndërmjetësoi raundin përfundimtar të bisedimeve, që u pasua nga takimi i ministrave të Jashtëm në prill në Pekin, ku zyrtarisht u ra dakord për rihapjen e misioneve diplomatike në të dy vendet.

Raportohet se edhe Arabia Saudite po përgatitet për të rihapur misionet e saj diplomatike në Iran, por plani nuk është finalizuar ende.

Arabia Saudite mbylli ambasadën e saj në Teheran dhe konsullatën në Mashhad në janar 2016 pasi një turmë e zemëruar i sulmoi ata pas ekzekutimit të klerikut të shquar shiit saudit Sheikh Nimr Al-Nimr.

Në fund të muajit të kaluar, Irani emëroi diplomatin e lartë Alireza Enayati si ambasadorin e ri në Arabinë Saudite. Enayati, i cili drejtoi departamentin e Gjirit Persik në Ministrinë e Jashtme të Iranit, ka shërbyer më parë si i dërguar i Iranit në Kuvajt.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...