12/10/2024

Berisha akuzon Ramën: Ka qasje të gabuar për dialogun Kosovë – Serbi

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin aktual, Edi Rama, për qasjen e tij në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se Rama ka bërë gabim me deklarimet e fundit për Asociacionin. Berisha ka folur edhe për raportet e tij me liderët e Kosovës dhe krerët e UÇK-së.

Ai e akuzoi kryeministrin shqiptar, se po bën pazare me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ndërsa drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk është drafti i Ramës.

“Absolutisht ai deklaroi se është drafti i tij, po ai e deklarojë me porosi që ti jap mundësi Vuqiçit që ai ta kundërshtoj. Ai thotë është drafti i Tiranës, dhe unë nuk e pranoj, për të lehtësuar pozitën, sepse përhirë të vërtetës në takimin e fundit, siç pohoi vet Vuqiç, Kurti doli i fituar, por përkohësisht sepse Albin Kurti pranoi ato materiale që ja ofruan udhëheqja e lartë politike evropiane, ai tha unë këtë po e pranoj mos ma ndryshoni më, jam dakord dhe po shkoje në Kosovë”, thotë Berisha.

Ai madje thotë se draftin e Ramës, e kundërshtuan edhe Kurti edhe Vuçiq, sapo e panë.

“Tani Rama thotë se Kurtit i është dorëzuar drafti im në Bruksel, e tani këto janë trillime të një lideri të 1 prillit”, deklaroi Berisha në RTK.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...