14/06/2024

Biden dhe krerët e BE-së: Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog, Ohri të zbatohet shpejt dhe pa kushte

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas takimit në mes të krerëve të Bashkimit Evropian dhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden, Bashkimi Evropian dhe Uashingtoni zyrtar kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët ku mes tjerash japin një mesazh edhe sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Në komunikatën e lëshuar pas Samitit BE-SHBA që u mbajt sot në Washington, thuhet se është e nevojshme që Kosova dhe Serbia të de-përshkallëzojnë në mënyrë urgjente tensionet dhe të zbatojnë me shpejtësi dhe pa kushte marrëveshjen për normalizim të raporteve dhe të kthehen në dialog.

“Ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen tonë për perspektivën e BE-së të rajonit. Të gjithë partnerët duhet të vazhdojnë të bëjnë reformat e nevojshme për të përparuar në rrugën e tyre evropiane. Ne theksojmë nevojën që Kosova* dhe Serbia të de-përshkallëzojnë urgjentisht tensionet dhe të zbatojnë me shpejtësi dhe pa kushte marrëveshjen në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve të tyre dhe kthimit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në komunikatë.

Kjo thirrje e BE-së dhe SHBA-së vjen pak orë para vizitës së pesë emisarëve evropianë, të cilët të shtunën në mëngjes do të takohen me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...