Në vitet e fundit Universiteti i Prishtinës ka pësuar rënie të interesimit të studentëve për të i’u bashkangjitur studimeve themelore akademike.
Vetëm dhjetë vite më parë ishin rreth 40 mijë maturantë të interesuar për tu bërë pjesë e UP-së, ndërsa këtë vit, numri ka rënë dukshëm në afër 18 mijë, shkruan Telegrafi.
Prorektorja Njomza Llullaku në një deklaratë për Telegrafin, tha se reformat që po bëhen në Universitetin e Prishtinës do të kthejnë besimin e studentëve duke e mundësuar aktivizimin dhe qëndrimin e tyre në UP.
Sipas saj, UP përveç studimeve pa pagesë, ka krijuar një mundësi praktike me një pagesë modeste dhe orar fleksibil e cila zhvillohet brenda kuadrove të universitetit.
Krahas punës në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, të gjithë studentët e interesuar mund të kyçen edhe në punë të jashtme, pasi që sipas prorektores mbi 300 organizata dhe institucione po kërkojnë studentë për të punësuar.