23/10/2024

Presidentja Osmani takon sot kryeministrin bullgar

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, me të cilin kanë biseduar për angazhimin e përbashkët për stabilitet dhe siguri rajonale.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se kanë diskutuar edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë.

“Me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, takimi ynë në margjina të Samitit të NATO-s u fokusua në partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Gjithashtu diskutuam edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë”, shkruan ajo. /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...