27/07/2024

Bislimi: BE të jetë forcë lëvizëse edhe për Ballkanin Perëndimor

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të jetë unik dhe të përdor të njëjtat parime morale edhe për Ballkanin Perëndimor sikurse me rastin e Ukrainës.

Reagimi i tij vjen pas vendimit të BE-së që t’ia ndajë Ukrainës një pako ndihme prej 50 miliardë eurosh.

Bislimi ka thënë se sigurimi i financave për Planin e Rritjes të Ballkanit Perëndimor është hap i madh drejt integrimit.

“Vendimi i sotëm i BE-së tregon rëndësinë e unitetit dhe bashkimit. Të njëjtat parime morale që duhet të jenë forcë lëvizëse edhe për Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuptim, sigurimi i financave për Planin e Rritje së Ballkanit Perëndimor është hap i madh drejt integrimit”, ka thënë Bislimi në rrjetin social X.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...