29/02/2024

​Lokali i dyshimtë pranë Policisë, Islami: Alarmante, aty mund të jetë punuar kundër interesave të shtetit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Veprimi i jashtëligjshëm i një lokali ngjitur me hyrjen e stacionit policor “Qendra” në Prishtinë i cili u bastis dje me dyshimin se ofroheshin shërbime mjekësore të kundërligjshme, nga njohës të sigurisë po konsiderohet si shqetësues për qytetarët, institucionet e sigurisë dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Në një prononcim për KosovaPress, profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, tha se ky rast duhet që të jetë alarm për institucionet e sigurisë së Kosovës, sepse veprimi ilegal i këtij lokali ngre dyshimet se aty mund të jetë punuar edhe kundër interesave të Kosovës.

Islami potencoi se institucionet e sigurisë së Kosovës duhet të veprojnë dhe të jenë të gatshëm që të hetojnë, nëse ka edhe objekte të tjera që mund të bëjnë veprimtari të dyshimta kundër ligjit dhe sa janë të siguruara objektet vitale të vendit tonë.

“Lajmi që një zyre ka vepruar ngjitur me Policinë Kosovës është një lajm jo i këndshëm dhe një shqetësim për qytetarët e Kosovës, por dhe natyrisht do të duhej të ishte një shqetësim dhe për institucionet e sigurisë, për Policinë e Kosovës dhe për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Sepse unë nuk dua të jap mendim para versionit zyrtar se çfarë kishte brenda dhe çfarë aktiviteti është zhvilluar brenda. Sido që të jetë, brenda asaj zyre është zhvilluar aktivitet i dyshimtë dhe që nuk është në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.

Gjithçka çka është ilegale, ngre dyshimet dhe versione se aty ka mundësi që të jetë punuar edhe kundër interesave të shtetit të Kosovës. Ky rast do të duhej që të ngrejë alarm për institucionet e sigurisë së Kosovës të veprojnë dhe të jenë të gatshëm që të fillojnë një hetim se a ka edhe objekte të tjera dhe sa janë të siguruara objektet vitale të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dal sot me komunikatë lidhur me bastisjet që u kryen mbrëmë.

Sipas njoftimit në bastisjen e realizuar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar prova materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, ndërsa me vendim të Inspektoratit Shëndetësor është mbyllur objekti në fjalë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi lidhur me bastisjen e realizuar më 31.01.2024, se pas pranimit të informatës nga Ministria e Punëve të Brendshme, se në objektin – aneks i Stacionit Policor Qendra në Prishtinë është duke operuar një OJQ në mënyrë të kundërligjshme, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë së bashku me prokurorin e rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda- Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës – Drejtoria për Hetime Rajonale në Prishtinë dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës e Inspektoratin Shëndetësor, është kryer bastisje në lokalin e lartcekur, me ç’ rast është konstatuar se në këtë objekt janë duke u ofruar shërbime mjekësore në mënyrë të kundërligjshme, si dhe janë intervistuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve dhe disa të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve”, thuhet në njoftim./kp/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...