21/04/2024

Borrell: Takimet e ndara me Kurtin e Vuçiqin në Mynih, ishin të pasuksesshme

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka lëshuar një deklaratë lidhur me takimet që kishte me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Borrell është shprehur se me Kurtin dhe Vuçiqin kanë diskutuar për deesklaimin e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti, kam diskutuar, në takime të ndara, se si të deeskalojmë tensionet mes dy vendeve, fatkeqësisht pa sukses”, thuhet në deklaratën e Borrell të publikuar në faqen e Shërbimit të BE-së për Punë të Jashtme.

Përveç Kurtit e Vuçiqit, Borrell thekson se ka pasur një numër të madh takimesh dypalëshe me partnerë të BE-së nga e gjithë bota.

Ai tregon se atmosfera në konferencën e sivjetme në Mynih ishte e veçantë sepse, siç shprehet , të gjithë u ndërgjegjësuan se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftëra në afërsi dhe shumë konflikte të mundshme në mbarë botën.

“Të gjithë u ndërgjegjësuan për realitetin në Konferencën e Sigurisë të Munihut të këtij viti se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftërave në afërsi dhe shumë konflikteve të mundshme në mbarë botën”, ka theksuar ndër të tjera Borrell. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...