27/07/2024

Vdekja e 4- vjeçares, Vitia: Raportet tregojnë se s’ka të bëjë me neglizhencë, çdo pretendim tjetër për momentin është spekulim

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Shëndetësisë  Arben Vitia ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me humbjen e jetës së vajzës katër vjeçare nga Gjakova.

Vitia para anëtarëve të komisionit tha se sipas raporteve nga Spitali i Gjakovës dhe QKUK dhe ekzaminimeve që janë bërë, nuk bëhet fjalë për shenja dhune tek vajza e cila ka ndërruar jetë, ashtu siç kanë pretenduar prindërit e saj. Ndërsa ka thënë se  pacientja është diagnostikuar me SEPS.

Çdo pretendim që çdo veprim ndryshe, ka mund të kishte një epilog tjetër, sipas tij  për momentin është vetëm  spekulim.

“Është diagnostikuar me Seps. Për diagnozën përfundimtare duhet t’i presim dhe rezultatet e fundit të hetimeve që kanë nisur. Kjo lloj e Sepses që është infeksion i rëndë i gjakut dhe se vdekshmëria është shumë e lartë. Sipas raporteve dhe bisedave me profesionistët e fushës. që i kanë trajtuar pacientët s’ka shenja që ka pasur shkaktarë të jashtme që e kanë rënduar gjendjen e pacientës. Shkaktari  dhe pse duhet t’i presim rezultate përfundimtare, duket që ka qenë një bakterie që gjendet në hundë, dhe me rënien e imunitetit mund të shkaktojë diagnozë të tillë të rëndë që në raste jo të rralla është vdekjeprurëse. Për momentin çdo pretendim të diagnostikimit me kohë është sfidë për mjeksisë. Këtë do ta vertetojnë hetimet. Por çdo pretendim tani që çdo veprim ndryshe se ka mund të jetë epilog tjetër për momentin qëndron vetëm si spekulim”, ka thënë Vitia.

Vitia tha se megjithëse dhe ai vet në fillim kishte doza dyshimi, sipas raporteve të deritanishme nuk është evidentuar se bëhet fjalë për neglizhencë.

“Kur e kam marrë lajmin edhe unë kam pasur doza dyshimi, që mund të bëjë me neglizhencë potenciale. Kjo vjen dhe për shkakun se përkunder angazhimit të profesionistëve shëndetësore, nuk mund të mohojmë faktin se ka pasur dhe ka raste të tilla në sistemin tonë shëndetësor.  Por siç e dalloni raportet paraprake nuk kanë evdientuar ende se bëhet fjalë  për  neglizhencë të qëllimshme apo të çfarëdo lloji”, tha ai.

Ndërsa ka treguar në hollësi se si është trajtuar 4 vjeçarja në Spitalin e Gjakovës dhe QKUK.

“Sipas raportit pacientja nga momenti i pranimit në Spitalin e Gjakovës është ekzaminuar nga shtatë mjekë nga lëmit të ndryshme dhe se nuk dihej qartë shkaku i gjendjes. Nga ekzaminimet e mjekëve nuk paraqiteshin shenjat e dhunës siç thonin prindërit. Ajo është transferuar në QKUK me autoambulantë. Gjatë 14 orëve që është trajtuar në spitalin e Gjakovës është vizituar nga shtatë mjekë. Gjatë trajtimit në spital janë bërë shumë ekzaminime.  Pas të gjitha ekzaminimeve sipas raportit është e qartë se nuk është evidentuar asnjë shenjë dhune që do të rrezikonte jeten e saj. Ajo pastaj  është referuar në QKUK, ku kanë vazhduar ekzaminimet dhe trajtimi i duhur”, tha Vitia.

Ndërsa i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të hetojnë në hollësi rastin në fjalë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...