08/10/2024

Botë Nga Bota Evropa Finlanda do të vendosë bazën e NATO-s pranë kufirit me Rusinë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Finlanda do të vendosë një bazë kyçe të NATO-s më pak se 200 kilometra nga kufiri i saj me Rusinë, “duke i dërguar një mesazh” fqinjit të saj lindor, tha të premten ministria e Mbrojtjes.

Finlanda u bë anëtare e NATO-s vitin e kaluar, duke hequr dorë nga mos-angazhimi ushtarak për dekada pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, transmeton  Telegrafi.

Ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen tha se selia e re e NATO-s për njësinë e komandës tokësore të Evropës Veriore do të jetë në Mikkeli, një nga qytetet më të afërta me kufirin 1,340 kilometra të Finlandës me Rusinë.

“Finlanda po i dërgon një mesazh Rusisë se ne jemi një anëtare e plotë e NATO-s dhe se NATO ka një rol shumë të fortë edhe në mbrojtjen e Finlandës”, tha Hakkanen në një konferencë për shtyp.

Komanda e ushtrisë së forcave finlandeze të mbrojtjes është tashmë e vendosur në vendin e bazës së ardhshme.

“Duke kombinuar vendndodhjet, ne arrijmë sinergjinë më të mirë të mundshme midis menaxhimit të mbrojtjes kombëtare dhe menaxhimit të mbrojtjes së NATO-s”, tha Hakkanen.

Komanda e Komponentit Tokësor të Multi Korpusit të aleancës ushtarake do të operojë nën komandën e Norfolk të NATO-s në Shtetet e Bashkuara, e cila mbikëqyr rajonet e Atlantikut dhe Arktikut.

Hakkanen tha se selia do të përbëhet nga disa dhjetëra njerëz nga vende të ndryshme të NATO-s.

Në qershor, ministrat e Mbrojtjes të NATO-s i dhanë dritën e gjelbër Finlandës që të presë Komandën e Komponentit Tokësor të Multi Korpusit si dhe Forcat Tokësore (FLF). /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...