12/10/2024

Brukseli kërkon periudhë tranzicioni për çështjen e dinarit dhe zgjidhje me negociata

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje sërish Kosovës që në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë, të trajtohet çështja e përdorimit të dinarit serb në Kosovë, për çka BQK tashmë ka marrë një vendim, që kjo valutë të ndalohet.

Zëdhënësi Peter Stano tha se kërkojnë periudhë tranzicioni për çështjen e dinarit dhe zgjidhje me negociata.

“Ne natyrisht kemi marrë shënime për këtë, dhe po ashtu kemi marrë shënime për pasojat që ky vendim ka dhe do të ketë në komunitetin serb. Kjo ngreh shqetësime, pikërisht për impaktin që do ta ketë në komunitetin serb, sidomos në shkolla dhe spitale, për të cilat nuk ka proces alternativ i qasshëm për momentin/

“Kjo rregullore do ketë ndikim direkt në jetët e përditshme të shumicës së komunitetit të serbëve të Kosovës, që marrin pagë apo asistencë financiare nga Serbia, në dinar serbë. Pra duke i pas parasysh pasojat potenciale të kësaj rregulloreje në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ne presim që aspektet që prekin komunitetin serbë në Kosovë, do të adresohen në kuadër të kronizës së dialogur të lehtësuar nga BE-ja.

Ne bëjmë thirrje për një periudhë të duhur të tranzicionit që lejon gjetjen e një zgjidhje të negociuar, në këtë çështje specifike, tha zëdhënësi për politikë të jashtme i BE-së“, tha Stano.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...