Portieri italian, Gianluigi Buffon ka njoftuar për tërheqjen nga futbolli pas njëzet e tetë vitesh karrierë.
Dyzet e pesë vjeçari gjatë viteve të kaluara brenda vijave të portës kishte arritur suksese të mëdha qoftë me klube po edhe me kombëtaren italiane. Ai ka fituar dhjetë tituj të Serie A me Juventusin dhe një titull të Ligue 1 me Paris St Germain. Poashtu më 2006 ai ka fituar titullin e kampionit të botës me Italinë.
“Kjo është e gjitha njerëz! Ju më dhatë gjithçka. Unë ju dhashë gjithçka. E bëmë së bashku”, ka thënë Buffon të mërkurën.
Buffon e kishte filluar karrierën e tij tek moshat e Parmës në vitin 1991 në moshën trembëdhjetë vjeçare, fillimisht duke luajtur në mesfushë përpara se të kalonte në rolin e portierit për shkak të gjatësisë dhe atributeve të tij fizike.
Në nëntor të vitit 1995, në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, Buffon e bëri debutimin e tij në Serie A për Parman në një barazim pa gola kundër Milanit.
Së fundmi Buffon ishte rikthyer prapë tek Parma, për ta përfunduar karrierën aty e kishte nisur.