12/10/2024

Bujar Osmani: Albin Kurti me siguri nuk vjen si kryeministër në Tetovë dhe Shkup

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani thotë se nuk ka informacione për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë dhe Çair, më 11 gusht.

Osmani për “Sitel” tha se Kurti, me siguri të premten nuk vjen si kryeministër, në RMV.

“Nuk kemi informacione zyrtare se vjen. Kështu që, me siguri nuk vjen si kryeministër. Shohim nëpër rrjetet sociale, ndonjë komunikim partiak, kështu që, me të vërtetë nuk kam informacione. Ne jemi shtet i lirë dhe mundet çdo kush të vijë”, tha Osmani.

Më herët Komuna e Tetovës ka njoftuar se ditën e premte (11 gusht 2023) për vizitë zyrtare në qytetin e Tetovës do të qëndrojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...