13/06/2024

Ish-kryeministrit të Pakistanit i ndalohet përfshirja në politikë për pesë vjet

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan, i është ndaluar të mbajë post publik për pesë vjet nga autoritetet elektorale të vendit, raporton BBC.

Vendimi është bërë i ditur nga Komisioni Zgjedhor i Pakistanit tri ditë pasi që Khani është dënuar me tri vjet burgim për korrupsion.

Vendimi i të martës po ashtu nënkupton se Khani do ta humbë mandatin e deputetit.

Khan vazhdon të insistojë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht, por Qeveria e Pakistanit e mohon këtë.

Khan 70-vjeçar ishte zgjedhur si lider i Pakistanit në vitin 2018, por vitin e kaluar u rrëzua në një mocion votëbesimi.

Ai është shpallur fajtor për korrupsion, nën akuzat se nuk ka deklaruara si duhet dhuratat dhe të hyrat që i ka marrë nga shitja e tyre.

Dhuratat – që raportohen të kenë pasur vlerën e afro 635 mijë dollarë – përfshijnë ora Rolex, unaza e zinxhirë tjerë. /koha

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...