03/09/2025

Bullgaria akuzon Maqedoninë e Veriut për shkelje të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Bullgaria ankohet në Bruksel se Maqedonia e Veriut nuk i përmbush obligimet që i ka ndërmarrë.

Për shefin e diplomacisë bullgare, Georg Georgiev, nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së protokollit nga marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, e dorëzuar deri te Gjykata Kushtetuese nga ish deputetja Liljana Popovska, është provokim dhe procedurë absurde.

Në letrën dërguar përfaqësuesve evropianë, Georgiev paralajmëron se kjo nismë paraqet një problem që e krijojnë vet autoritetet në Maqedoninë e Veriut, me implikime serioze për perspektivën evropiane të shtetit. “Bullgaria pret nga vendi fqinj që të përmbush obligimet me qëllim të mirë, me çka vet Këshilli Evropian vazhdimisht këmbëngul.

Mbetemi në qëndrimin se zgjidhja më e mirë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor është pjesëmarrja e të gjitha shteteve në këtë projekt të suksesshëm të quajtur Bashkimi Evropian.

Sofja nuk do të pranojë asnjë ndryshim të protokollit nga viti 2022, pavarësisht proceseve juridike apo politike në Maqedoninë e Veriut, ka shkruar Georgiev.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...