17/06/2024

Çeku për zjarrin në Muzeun e Muzikës: Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar pasi ndërtesa e Muzeut të Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri të mërkurën.

Çeku ka thënë se përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar ndërsa ka theksuar se ndërtesa do të restaurohet.

Ai në Facebook ka shkruar se pas restaurimit, Ministria do t’i marrë të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut.

“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar. Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut”, ka shkruar ai.

Të mërkurën pasdite është raportuar se ndërtesa e Muzeut të Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarret, derisa nuk janë bërë të ditura shkaqet.

Policia ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar ndërsa nga Komuna e Gjakovës kanë deklaruar se nuk ka pasur artefakte brenda. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...