E lindur jam më 6 shtator të vitit 1958 në fshatin Vrellë Komuna e Istogut, në të njejtin fshat kam kryer shkollën fillore. Gjatë asaj kohe gjyshi im ishte Imam i atij fshati. Në fund të vitit 1974 jemi shpërngul nga fshati në Pejë, ku aty e kam kryer shkollën e mesme ekonomike, pastaj jamë regjistruar në kursin daktilografik dhe kam kryer shkallën e tretë. Interesimi dhe dashuria për fenë islame më ka shty që të shkoi në mejtep. Mësimet e para i kam marr nga gjyshi im, pastaj alfabetin arab si dhe leximin e Kur’anit e kam mësuar nga H. H. Muhamet Gashi. Tani jamë studente e vitit të dytë në Fakuttetin e shkencave Matematike-Natyrore dega e Gjeografi-së, e kjo nuk më pengon aspak të i fali edhe pesë kohët e namazit.
Në fund më lejoni t’i përshëndes bashkëpunëtorët dhe lexuesit e revistës sonë, dhe me rastin e kremtimit të dhjetëvjetorit të daljes së »Edukatës Islame« iu uroj punë të mbarë.
FEMRA NË, KUSHTETUTËN ISLAME
Më kot lodhen njerëzit duke u përpjekur të gjejnë barazinë e vërtetë mes qenies mëshkullore dhe asaj femrore derisa nuk i kthehën shpalljes islame e cila është kushtetuta kryesore e të gjithë muslimanëve.
Në Kur’anin famëlartë, në kushtntutën islame është thënë sakt dhe qartë se qenia e parë pa kurfar gjinie është burim i qenies mëshkullore dhe i asaj femrore dhe se vlera e mëshkullit ose e femrës çmohet sipas devotshmërisë dhe humanitetit, e kursesi sipas gjinisë apo diçka tjetër. Për këtë çmim të lartë të femrës njashtu sikurse edhe të mëshkullit mjaftojnë faktet bindëse që vet Kur’ani, fjala e Zotit përmend shumë femra si: Merjemen, nënën e Isaut, motrën e Musait, bashkeshortën e Zekerijas, të Ibrahimit, faraonit,bashkëshortet e Pejgamerit e edhee tërë kaptira të merr emrin” En nisa” (gratë). Sikur të ishte gjinia femrore e ndonjë shkalle më të ultë nga ajo e gjinisë mashkullore do të gjenin dallime edhe në vet shpalljen islame, e derisa një dallim i tillë nuk ekziston atëherë çdo ngecje në lëmin e jetes nëketë botë dhe në pergatitje për kënaqësit e botës së ardhshme të përjetshme është pasojë e kuptimit të gabuar të vet gjinisë femrore, e ka mundur dhe mundet me qenë edhe imponim i jashtëm.
Vetëm femra mund të gëzojë epitetin më të ëmbël që në jetën e vet e shprehë gjuha e njeriut, depitetin: n ë n ë. Atëherë nëna është qenia më e dashur e çdo gjallese e veçanërisht e njeriut. Nëna është drita e parë, është e tërë bota, është gjithçka tjetër përveq Zotit xh. sh, është edukues i parë dhe më i vlefshmi dhe duke qenë kaq e rëndësishme nuk na habit fakti kur një njeri e pyet Pejgamberin se kën duhet rrespektuar dhe nderuar më së shumti? Ai iu përgjegjë: nënën. E pastaj ken? përsëri i tha nënën. Kështu iu përgjegjë edhe në pyetjen për së treti …
Femra e gjenë kënaqësinë e saj shpirtrore në kushtetutën islame derisa kjo e ka përfshi njësoj sikurse edhe mëshkullin në të gjitha obligimet, dhuratat, shpërblimet etj , prandaj prej saj kërkohet aktivitet në të gjitha lëmit ashtuqë çmimin e larte të cilin ia dha Kur’ani dhe Pejgamberi të arsyetojë me veprimtari e të mos dëgjojë thash e thëna të cilat e dëmtojnë duke e larguar prej fushveprimtarise, e veçanërisht në lëminë e çështjeve të besimit-fesë.
(Edukata Islame nr. 30, në vitin 1981. fq.59-60)