22/04/2026

Çfarë tha ministri Mehaj vetëm 6 orë para përjashtimit të Kosovës nga “Defender Europe ’23”

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot, pas një takimi mes ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe disa përfaqësuesve të mediave kosovare u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione për Kosovën si masë të parë ndëshkuesve për moskoordinim me SHBA-në rreth gjendjes në veri të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto sanksione kanë goditur Forcën e Sigurisë së Kosovës duke e përjashtuar përfundimisht nga stërvitjet “Defender Europe ’23”.

Vetëm gjashtë orë më parë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj njoftoi se “objektiva dyvjeçare e ushtrimit “Defender Europe ’23” për validimin e kapaciteteve të Regjimentit të Këmbësorisë është arritë, ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon aktivitetin e saj ditor në kuadër të bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik”.

“1348 ushtarakët tanë kanë treguar profesionalizëm të lartë në mesin e 25 shteteve pjesëmarrëse të këtij ushtrimi, gatishmëri për të shërbyer përkrah aleatëve tanë në çdo mision të NATO-s, me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë”, shkroi Mehaj.

Po ashtu, Mehaj shtoi se kanë përmbushur kërkesën për të anuluar aktivitetin e paraparë për ditën e sotme, për shkak të situatës në veri.

“Ndërsa sa i përket DV-Day, kemi vepruar sipas kërkesës së partnerit tonë strategjik, pra e kemi anuluar pas situtatës së ndjeshme në veri”, u bëhet e ditur ndër tjera.

Gjatë gjithë kohës, ministri Mehaj, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës e edhe faqja zyrtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka publikuar pamje dhe ka njoftuar opnionin rreth ushtrimeve që pjesëtarët e saj kryenin në vazhdën e “Defender Europe ’23”, ku kishin fatin të ishin pjesë për tjarnime të ndryshme, së bashku me 25 shtetet e tjera para se kjo gjë të përfundonte përfundimisht sot.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...