Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti dhe komentatori i çështjeve politike, Shkëlzen Gashi, ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve të para të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës pas zhvillimeve të fundit në vend.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gashi ka thënë se Amerika po thotë që veriu i Kosovës i takon huliganëve të Serbisë.
Sipas tij, për të futur Serbinë nën kontrollin e SHBA-së, këta të fundit duhet t’i japin diçka asaj.
“Pra, Amerika po thotë që veriu i Kosovës i takon huliganëve të Aleksandar Vučić-it sepse për me mujtë me futë Sërbinë nën kontrollin tonë, na duhet t’i japim asaj diçka – veriun e Kosovës. Ne duhet t’i kallxojmë Amerikës që i jemi mirënjohës për ndihmën, por veriun e Kosovës nuk ia japim Sërbisë së Vučić-it”, shkroi Gashi.