Maps Interlude publikoi një hartë të Evropës që tregon se cili aplikacion është instaluar më shumë herë në vendet evropiane gjatë vitit 2024.
Tre aplikacione dominuan, dhe më i popullarizuari midis tyre është Temu, përcjell Telegrafi.
Përveç Temu, i cili, ndër të tjera, ishte më i popullarizuari në Gjermani, Francë, Spanjë, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera evropiane, harta dominohet nga ChatGPT, i cili është veçanërisht i popullarizuar në Evropën Qendrore dhe Juglindore.
Në vitin 2024, ChatGPT ishte aplikacioni më i popullarizuar në Kroaci, Slloveni, Hungari, Rumani, Austri dhe Zvicër.
TikTok ishte gjithashtu aplikacioni më i popullarizuar në disa vende.
Platforma kineze për ndarjen e videove të shkurtra ishte zgjedhja e qytetarëve të Italisë dhe Malit të Zi.
Aplikacioni që tërhoqi më shumë vëmendje lidhet me zgjedhjen më të popullarizuar të qytetarëve bullgarë.
Në fakt, gjatë vitit 2024, qytetarët e këtij vendi instaluan më shumë Tetris, dikur lojën video më të popullarizuar në botë. /Telegrafi/