19/09/2024

Çitaku – Kurtit: Kosova është më e madhe sesa egoja jote, mashtrimit tënd po i vije fundi

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasje të gabuar ndaj aleatëve, duke theksuar se Kosova është e izoluar ndërsa Serbia po përfiton nga marrëveshje strategjike me SHBA-në dhe shtete të tjera

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për qasje të gabuar ndaj aleatëve.

Çitaku ka theksuar se Serbia të mërkurën e nënshkroi marrëveshjen me SHBA-në për investime strategjike në fushën e energjetikës, pas marrëveshjes me Gjermaninë për litiumin e pas asaj me Francën për avionët e avancuar ushtarakë, e sipas saj, Kosova është e izoluar, e sanksionuar dhe e përjashtuar.

Ajo ka thënë se kur miqtë thonë që Kosova është në rrugë të gabuar “është koha me e pa veten në pasqyrë”.

“Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyre”, ka shkruar ajo në Facebook.

Po ashtu, ajo i ka thënë Kurtit se Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme sesa egoja e tij, teksa ka shtuar se “mashtrimit po i vije fundi”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...