Dokufest që ka filluar këto ditë në Prizren ka ngjallur reagime të shumta rreth shfaqjeve dhe mesazheve që janë përcjell në natën e parë të këtij manifesti.
Edhe deputeti i Listës Guxo Burim Meta është bashkuar në kritikat rreth mesazheve që janë shqafur.
“Historiku, krenaria e bukuria e këtij qyteti u rrënua ditëve të fundit festive.
Deri më tani gjatë “Doku Fest-it” thyheshin rekordet në abuzim me substanca narkotike e psikoaktive, por, siç duket për organizatorët nuk ishte e mjaftueshme kaq pa e shoqëruar edhe me lakuriqësinë, erotikën, amoralitetin, perversitetin, turpin e marren, akulturimin dhe dëmtimin e identitetit gjinor e seksual” ka shkruar në rrjetin social facebook Burim Meta/RTI