13/06/2024

Dyshohet për të shtëna me armë afër klinikës ku po trajtohet Andi Pajaziti

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Vrasja e rëndë në “Bon Vivant” siç duket ka ‘aktivizuar’ grupet kriminale në të cilat janë të përfshirë edhe vet të dyshuarit për këtë krim që tronditi kryeqytetin. I dyshuari kryesor, Andi Pajaziti, i njohur si “Italiani” nuk ka arritur të shpëtojë nga prangat e Policisë dhe tashmë ndaj tij është marrë vendim për paraburgim. Por këtë masë sigurie, i riu me të kaluar kriminale, nuk po e shijon në “qeli”, pasi është i shtrirë në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Te klinika ku ai po merr trajtim, siç thonë burimet  e Sinjalit brenda kësaj qendre, dikush mbrëmë ka shtënë me armë, në afërsi të objektit.

Sipas informacioneve të para, Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe janë ndërmarrë veprime për të zbuluar personin apo personat që dyshohen se gjuajtën me armë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...