27/07/2024

Deputeti i VV-së thotë se: Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist që kreu sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka publikuar një video nga një takim i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me disa serbë nga Kosova.

Ndër ta, Rrustemi thotë se pjesëmarrës ishte edhe Vladimir Radojeviq, i njohur me nofkën “Mami”, që ishte pjesë e grupit terrorist që e sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator.

Postimi i plotë:

Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist që kreu sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

 

Me 13 tetor 2021, disa serbë kishin shkruar t’i rrefehesin Vuçiqit për kinse terrorin që Qeveria e Kosovës po i bënte atyre. Ndër ta që u rrëfyen ishte edhe Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami’’.

 

Në videon më poshtë shihni momentin pasi flet ‘’Mami’’ (personi me flokë të gjata) flet një tjetër person, atij Vuçiq i kërkon të prezentohet. Atë (Mamin) e njoh, ndërkaq këtë jo, thotë Vuçiq. Çka tregon se ai ka lidhje direkte e personale me këta individë.

“Mami’’, përveçse i njohur gjatë gjithë këtyre viteve për luftimin që i ka bërë rendit juridik dhe kushtetues në veri, në sulmin terrorist në Banjskë i është gjetur telefoni i tij mu në vendin ku është ekzekutuar shpërthimi i minës që la të vdekur heroin, policin e Kosovës, Afrim Bunjaku.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...