19/06/2024

Deputetja Mizrahi: Dyshojmë se dikush po përfiton në shpinë të të sëmurëve me kancer

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ajo tha se në rastin e Onkologjisë ka gjetje të reja nga të cilat, sipas saj, janë të qarta tri gjëra, gjegjësisht se Fondi ka urdhëruar dhe përgatitur një raport që lë dyshime se edhe sot të sëmurët marrin trajtim joadekuat, se edhe sot barnat paguhen në miliona euro përkundër sasive të ruajtura dhe se ilaçet u jepen pacientëve në qese dhe faturohen sikur të ishin aplikuar nga Klinika.

“Kjo njohuri e re për zhvillimet e Onkologjisë imponon nevojën për të shqyrtuar të gjitha informacionet e reja dhe për të zgjatur afatin e punës së komisionit dhe për të zgjeruar hapësirën e periudhës së cilës i referohet duke përfshirë periudhën aktuale nga prilli 2023, për të cilën i referohet raporti i FSSH-së. E vërteta për mafian e kancerit duhet të dihet. Për ‘mishin e egër’ do të ketë përgjegjësi me emër dhe mbiemër. Gjatë ditës së sotme kemi thirrur dëshmitarë Oliver Spasovski, Ljubomir Jovevski, Nikola Vasev dhe Stevo Krstevski, ish-drejtor i FSSH-së, ndërsa më tej kërkesa do t’i dorëzohet plenumit për zgjerimin e kompetencave dhe punës së Komisionit Hetimor”, tha deputetja Mizrahi.

Ajo raportoi se sot është dita e fundit për dëgjimin e dëshmitarëve dhe ekspertëve për skandalin e Onkologjisë. Deri më tani janë dëgjuar 49 dëshmitarë dhe ekspertë, ndërsa dhjetë nuk janë paraqitur edhe pse ishin të ftuar në rregull.\Telegrafi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...