10/10/2024

Dërgimi i emrit të Isufajt për të dytën herë për dekretim për Kryeprokuror të Shtetit, flasin nga BE-ja: Procesi duhet të bazohet në merita

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i ka dorëzuar sërish presidentes Vjosa Osmani, emrin e Blerim Isufajt për dekretim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Osmani dje gjatë ditës ka pranuar një letër nga kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku.

Por deri më tani nuk është bërë e ditur përmbajtja e kësaj letre.

“Ka ardhë një letër nga z.Maloku, sapo ta shohim ju njoftojmë”, deklaroi për Telegrafin, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

E dërgimi për të dytën herë i emrit të Blerim Isufajt për dekretim, erdhi pas vendimit të presidentes Osmani që të njëjtin të mos e dekretojë për Kryeprokuror të Shtetit.

Telegrafi ka pyetur Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, se si e shohin këtë veprim të KPK-së.

Në një përgjigje me shkrim ata kanë theksuar se përzgjedhja e Kryeprokurorit duhet të bazohet në merita.

“Ekziston një nevojë kritike për një proces përzgjedhjeje të bazuar në merita, transparentë dhe të drejtë për pozicionet brenda sistemit të drejtësisë. BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës që të mbështesin me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së për Telegrafin.

Presidentja Vjosa Osmani, më 17 tetor njoftoi se kishte marrë vendim që të mos e dekretojë për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajn.

Osmani gjatë një konference për media, kishte thënë se nuk e ka dekretuar për Kryeprokuror të ri të Shtetit, Isufajn, meqë sipas saj, procesi është cilësuar “si i parregullt dhe diskriminues” nga të gjithë vëzhguesit, si nga organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare të cilat kanë evidentuar “10 shkelje në procedurën e përzgjedhjes së Kryeprokurorit”.

E për këtë vendim të Osmanit kishin reaguar edhe nga BE-ja.

Ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog kishte theksuar nevojën urgjente që procesi i përzgjedhjes të jetë i bazuar në merita dhe transparencë.

“Duke marrë parasysh deklaratën e Presidentes për Kryeprokurorin e Shtetit, theksoj nevojën urgjente për një proces përzgjedhjeje të drejtë, të bazuar në merita, transparencë për pozitat brenda sistemit të drejtësisë”, kishte shkruar Szunyog në rrjetin social “X”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...