21/04/2024

IKShPK: Uji i Badovci, ende i pasigurt për pije – i Batllavës dhe Ujmanit po

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se, ndonëse uji në Liqenin akumulues të Badovcit përmban ende vlera më të larta se niveli maksimal i lejuar i manganit, i njëjti mund të përdoret për pastrim, megjithëse jo edhe për pije.

Ky institut tha se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit në liqenin akumulues të Badovcit, të destinuar për pije dhe se “nuk ka vend për panik”, raporton Klankosova.tv.

Analizat e fundit laboratorike, thotë IKShPK, tregojnë akoma vlera më të larta se niveli maksimal i lejuar i manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës.

“Uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera”, tha IKShPK.

Ndërkaq, instituti thotë se uji në rajonet që furnizohen nga liqenet akumuluese Batllava dhe Ujmani mund të përdoret për pije pa përkufizim.

Po ashtu, IKShPK-ja rekomandon shpëlarjen e rezervuarëve të ujit në shtëpi dhe ndërtesat e banimit të përbashkët me qëllim pastrimi të Manganit të shtresuar (përgjegjësi e amvisërive dhe këshillave të banimit).

Instituti thotë se zonat të cilat mbesin nën përcjellje të vazhdueshme për cilësinë e ujit për pije nga fabrika e ujit në Badovc janë të njëjtat: qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanicës që furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Hajvalia komplet, lagjet Veterniku, 038 dhe të gjitha të tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë – Prishtinë, pastaj lagjet Qëndresa, Qëndresa Home, Swiss Village, fshati Preoc, Çagllavicë, rruga “Behar Begolli”, “Richard Holbrooke”, qendra “Albi Mall”, rruga “Shkupi”, “Holger Petersen”, “Malush Kosova”, objektet individuale nga rruga “Malush Kosova”, deri te “kisha në Matiçan”, zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, lagjja “Qershia”, Lagja NIC, zona afër xhamisë në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, Fshati Ndërkombëtar, Mati- rruga “Muharrem Fejza” me të gjitha rrugicat drejtimi deri te QKUK, rruga “Enver Maloku”, objektet në lagjen “Kodrina”, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale) dhe objektet e kyçura direkt në linjat magjistrale Badovc Prishtinë, rruga “Ferat Dragaj”, “Hajrullah Abdullahu”, “Hilmi Rakovica”, “Vllezërit Gërvalla”, “Afrim Zhitia”, “Armend Daci”, “Dervish Rozhaja”, “Thimi Mitko”, pjesa e zonës “te Xhambazët”, rruga “Sali Nivica”, “Norbert Jokl”, “Thimi Mitko”, objektet banesore në Bregun e Diellit zonat Qendër dhe zonat e tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor “Xheladin Rekaliu” deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës “Ismail Qemali”, rrugët “Mehmet Gradica”, “Hyzri Talla”, “Qamil Bala”. /Klankosova.tv

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...