17/06/2024

Dështon sërish Rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ka dështuar sërish të miratohet Propozim-rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Në votim kanë marrë pjesë 84 deputetë të Kuvendit, prej të cilëve 25 kanë votuar për, asnjë kundër, ndërsa 59 deputetë kanë abstenuar.

Debati parlamentar për shqyrtimin e projektrezolutës për mbështetje urgjente financiare për Policinë e Kosovës ka dështuar të mbahet seancën e kaluar, pasi deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk morën pjesë.

Rezoluta për shqyrtim është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, tha se mbështetja për Policinë e Kosovës është e rëndësishme sidomos pas sulmit më 24 shtator nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit, ku mbetii vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan pastaj në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

Përmes kësaj rezolute, PDK-ja kërkon që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë.

Pagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë, e deri në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...