19/04/2024

Prokuroria kërkon që Albulena Haxhiu të intervistohet për rastin Dehari

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu, ka kërkuar që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të intervistohet lidhur me rastin e vdekjes së ish-aktivistit, Astrit Dehari, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se kjo kërkesë është bërë bazuar në statusin e saj të postuar në përvjetorin e vdekjes së Deharit.

“Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit. Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!”, shkroi ajo.

Më tej Haxhiu ka thënë se do ta japë dëshminë e saj.

Ministrja Haxhiu më 5 nëntor ka shkruar se provat ekzistojnë dhe gjithçka që duhet dhe se është vullneti i Prokurorisë dhe Policisë për zbardhjen e rastit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...