15/10/2025

Dhurohen 640 proteza të gjirit për të prekurat me kancer të gjirit, e domosdoshme edhe Qendra e kujdesit paliativ

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtoresha e Qendrës kosovare për luftimin e kancerit të gjirit “Jeta-Vita”, Nafije Latifi kanë vizituar Klinikën e Onkologjisë. Këtë vit nga presidenca janë dhuruar 640 pako onkologjike për të prekurit me kancer të gjirit.

Presidentja, Vjosa Osmani tha se tash e katër vjet po ofrojnë donacion me pako onkologjike, të cilat përfshijnë proteza të gjoksit dhe paruke.

“Mbështetje e cila në shikim të parë duket simbolike, megjithatë ka rëndësi të madhe për mbështetjen psikologjike. Diku 640 pako onkologjike sivjet janë donacion nga presidenca dhe këto donacione jemi duke i ofruar për pacientet që kanë vuajtur dhe vuajnë nga kanceri i gjirit. Që katër vite me radhë e kemi këtë bashkëpunim. Natyrisht që përpjekjet tona nuk përfundojnë me kaq, sepse çdo vit shtyjnë përpara edhe amendamentet në buxhet që do ta rrisim buxhetin e nevojshëm për listën e barnave të cilat janë të domosdoshme për pacientët me këtë lloj kanceri, por edhe për gjithë ata që janë pacientë të Onkologjisë.

Do të vazhdojmë këtë përpjekje edhe me mbështetjen e doktorëve, të cilët më mirë se çdo kush tjetër e dinë se për çka kanë nevojë për pacientët. Diskutuam edhe sot për nevojat të cilat ballafaqohen, duhet të rritet edhe numri i stafit edhe na duhet edhe Qendra e kujdesit paliativ, një çështje të cilën po e shtyjmë përpara së bashku me zonjën Nafije që disa vite dhe shpresojë që do të bëhet realitet së shpejti”, deklaroi ajo.

E para e shtetit u ka bërë thirrje grave e burrave për kontrolle të hershme, për zbulim të hershëm të sëmundjes.

Drejtoresha e Qendrës kosovare për luftimin e kancerit të gjirit “Jeta-Vita”, Nafije Latifi tha se e domosdoshme për pacientët është qendra e kujdesit paliativ.

E drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi tha se pakot onkologjike të cilat janë donacion nga presidenca, kanë impakt në aspektin psikologjik dhe fizik të pacienteve.

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, janë diagnostikuar 330 raste të reja me kancer të gjirit, i cili është numër i njëjtë me vitin paraprak dhe prej tyre janë tre meshkuj.

Muaji tetor njihet si muaji rozë i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...