22/12/2024

Dinastia Tahiride (821-873)

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dinasti Islame Sunite në Khorasan( në pjesën verilindore të Persisë) që kishte besnikëri nominale ndaj Kalifit Abasid në Bagdad por gëzoi pavarësi të madhe. Dinastia Tahiride gjeneralisht konsiderohet të jetë dinastia e parë Islame nga banorët Persian vendas e themeluar nga një gjeneral i famshëm Tahir ibn al-Husayn të cilit iu dhanë tokat lindore nga Kalifi Abasadi Al-Me’mun( i njohur si përkrahës i Mutezilive dhe për maltretimet e burgosjen nga ana e tij të Imamit të njohur Ahmed ibn Hambel G.A) Pasi që ky e kishte përkrahur Kalifin në betejën për suksesionin kundër vëllaut të tij el-Eminit l ( të dytë këta djem të Kalifit të famshëm Harun err-Rashid G.A) gjatë të ashtuquajturës luftës së 4-tërt civile. Pasuesit e Tahir ibn Husayn e vazhduan zgjerimin e dominimit deri në kufirin me Indin. Khorāsāni Khorāsān, poashtu shqiptohet edhe si Khurasan, regjion historik dhe rajon që përfshinte territoret që sot shtrihen në pjesën verilindore të Iranit, pjesën jugore të Turkmenistani, dhe pjesën veriore të Afganistanit. Regjioni historik u zgjerua përgjatë veriut nga lumi Amu Darya(Lumi Oxus) pjesa perendimore në detin Kaspik dhe përgjatë jugut nga skajet e shkretëtirës qëndrore Iraniane gjerë në lindje në malet qëndrore në Afganistan. Gjeografët musliman flasin edhe për zgjerimin e tij gjerë në kufitë me Indinë. Histora e Zonës fillon që nga kohët antike. Ai ishte pjesë e Perandorisë Akamenide nga shekulli i 6-të deri në shekullin e 4-tërt para erës së re dhe Perandorisë Parthia nga shekulli i 3-të para erës së re deri në shekullin e 3-të pas erës së re. (Khorāsāni identifikohet shpesh herë me Parthinë.) Khorāsān ishte quajturë së pari nga Sasanidët Persian ( duke filluar nga shekulli i 3-të pas erës së re), që e organizuan perandorinë në 4-tër distrikte Khorāsāni literalisht do të thotë “Vendet e Diellit.” Pas zgjerimeve Islame në vitet 651-652 emri i tij mbeti i njejtë si për nga përkufizimi gjuhësorë poashtu edhe si për nga gjerësia gjeografike si një provincë e definuar. Së pari Myslimanët e përdorën Khurāsānin si një Garnizon ushtarak kufitar por shumë shpejt filluan të vinin kolonë Arabë veqanërisht rreth qytetit të Merv (ish kryeqytet i Abasidëve dhe Selxhukëve si dhe qyteti i juristit e dijetarit të njohur musliman imam el Mewerdi i njohur pë librin e tij Al-Ahkamu Sultaniye G.A) që më vonë u shkri në kulturën Islame dhe të Iranit lindor. Më vonë Khorāsāni kishte një pavarësi të madhe nën sundimin e Tahiridëve, Safaridëve dhe dinastisës Samanide të ( Saug Bughra Khanit dinasti turke myslimane sunite G.A) 821-999. Poashtu ai ishte pjesë e Gaznevidëve, Selxhukëve, Khwarazm-Shahut por u shkatrrua nga Genghis Khani në vitin 1220 dhe përsëri nga Amir Timuri ( Timolegu lider musliman pasardhës i Gengis Khanit themelues i dinastisë Timuride G.A) rreth vitit 1383. Mbretërit Iranian Safavid (1502-1736) luftuan për Khorāsānin kundër invazioneve Uzbeke (fise muslimane Turko-Mongole). Ai ishte okupuar nga fiset Afgane nga viti 1720 deri më 1730. Nadir Shahu i lindur në Khorāsān, ai e theu dominimin e supremacisë Afgane dhe e bëri qytetin e Mashhad kryeqytet të Perandorisë së Iranit. Ferdowsi autor i Shāh-nāmeh (“libri i Mbretërve”), dhe Omer Khayyam, ( Rubairat e të cilit janë të përkthyera në shqip nga i madhi Hafiz Ali Korqa përkthimi i Rubairave nga ana e Fan.S Nolit janë tendencioze dhe të përkthyera nga Anglishtja e gjuha Frënge ndërsa Hafiz Ali Korqa i përktheu direkt nga Persishtja gjuha origjinale e tyre pasi që hafizi ishte ekspert i gjuhës Perse G.A)Nasir al-Din Tusi, al-Biruni, Abu Muslim, imam al Mawardi si dhe Ahmet Sinxhar kanë lind në këtë rajon. Kufitë e Khorāsānit në Iran janë përcaktuar në vitin 1881 dhe me konventëme 8 korrikut, 1893. Kjo i dha form provincës moderne të Khorāsānit Iranian, që u nda në tre provinca më të vogla në vitin 2004. Khurāsāni, si rezultat i historisë problematike, është i populluar me etni të ndryshme siq janë: Turkmenët në Veriperendim, Kurdët rreth Bojnūrdit dhe Qūchān; Timūridët dhe Jamshidët (Chahar Aimak) në lindje, disa nga të cilët janë ende nomad; më në jugperendim, Hajdaridët; dhe në juglindje, Balochët (banorët e Balochistanit). Vargmalet në jug janë ende shtëpi të banorëve me origjinë Iraniane. Aty këtu mund të hasni në Berberidët me origjinë Mongole, Arabë, Romë, dhe Hebrenjë në disa qytete kryesisht rreth Isfahanit. Përgjëndrimi më i madh i banorëve dhe kulturave është rreth qytetit të Mashhadit në veriperendim, dhe përfshin qytete të rëndësishme si Qūchān, Shīrvān, dhe Bojnūrd. Gjuhët që fliten në Khorāsān përfshijnë gjuhët Turanike dhe Indo-Iraniane. Në Gjeografinë Fizike, pjesa veriore e Khorāsānit përbën dy vargje paralele: në pjesën lindore të Maleve Elburz dhe një vargu të pavarurë të Kopet-Dagut. Majat malore përfshijnë Kūh-e Hazār Masjed (3146m) dhe Kūh-e Bīnālūd (3211m). Një Shkretëtirë e kriposur Dasht-e Kavīr, fillon në Khorāsān nga perëndimi. Aty janë shumë oaza, të mëdha dhe të shumta në veri por të vogla dhe të izoluara në jug. Vargmalet jugore që njihen si Kohistan kanë majet më të larta që arrijnë (2100-2700m). Lumenjët e vetëm permanent të Khorāsānit janë Atrak, the kal-e Mūreh, the Rūd-eShūr, dhe Kashaf Rūd. Burimi:Britannica Përktheu: Galdim Ajeti

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...