08/12/2025

Dogana e Kosovës kap një kilogram kanabis në një dërgesë postare

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike gjatë kontrollit rutinë të dërgesave postare me prejardhje nga jashtë vendit në Qendrën Doganore të Postës, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë inspektimit të një pakoje të dyshimtë, zyrtarët doganorë gjetën dy qese plastike të mbushura me një substancë të blertë, dyshohej të ishte kanabis, me peshë neto afërsisht 1 kilogram

Rasti u raportua menjëherë autoriteteve të sigurisë dhe Njësia Anti-Drogë e Policisë së Kosovës, pas verifikimit paraprak, konfirmoi se substanca ishte narkotik i llojit marihuanë. I gjithë materiali provë i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedimet penale të mëtejshme.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...