15/07/2024

Dogana kap qindra kilogramë djathë mocarella në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mbrëmë në pikën kufitare të Vermicë, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontroll të detajuar një autobus që qarkullon në linjën Tiranë – Prishtinë.

Gjatë kontrollit, shoferi është pyetur nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar dhe pasi që ai është deklaruar se nuk kishte asgjë, është filluar kontrolli i detajuar.

Gjatë këtij kontrolli është gjetur e fshehur dhe e padeklaruar një sasi e konsiderueshme e djathërave të ndryshme me origjinë nga Italia. Malli i padeklaruar është ndaluar, në total rreth 150 kg.

Përveç tenttativës së shmagjes së taksave këto produkte nuk kanë plotesuar kushtet higjenike të trasportit dhe si të tilla mund të rrezikonin shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...