27/07/2024

Donald Trump: Kundër meje po përgatitet aktakuzë lidhur me “dokumentet e fshehta”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se kundër tij është përgatitur aktakuzë në kuadër të hetimit “të dokumenteve të fshehta” që dolën nga rezidenca e tij në Florida, transmeton Anadolu.

Trump, në një postim nga faqja e tij e medias sociale “TruthSocial”, njoftoi se kundër tij është përgatitur aktakuzë lidhur me “dokumentet e fshehta”.

“Administrata e ‘prapambetur’ e (Joe) Biden ka njoftuar avokatët e mi se është përgatitur aktakuzë kundër meje”, theksoi Trump duke rikujtuar se dokumente të fshehta kanë dalë edhe në shtëpinë, në zyrën në një universitet dhe në garazhin e presidentit Biden.

“Nuk e kisha menduar kurrë se një gjë e tillë mund t’i ndodhte një ish-presidenti të SHBA-së, i cili ka marrë më shumë vota se çdo president tjetër në detyrë në historinë e vendit tonë dhe i cili aktualisht ndodhet në krye, përpara të gjithë kandidatëve demokratë dhe të tjerëve në sondazhet për zgjedhjet presidenciale 2024. Unë jam një njeri i pafajshëm!”, deklaroi Trump duke informuar se të martën e ardhshme është thirrur në gjykatën federale në Miami në orën 15:00 sipas kohës lokale.

Trump, ditën e sotme e ka cilësuar si një “ditë të errët” për SHBA-në dhe nuk ka ndarë informacion se çfarë akuzash janë drejtuar ndaj tij.

– Dokumentet e fshehta që dolën nga rezidenca e Trumpit

Shtëpia e Trumpit në Florida u bastis duke u kontrolluar nga agjentët e FBI-së mëngjesin e 8 gushtit 2022 për hetimin e “dokumenteve të fshehta”.

Trump, bastisjen dhe hetimet që vazhdojnë ndaj tij i ka cilësuar si “politike” dhe ka kërkuar që dokumentet, kryesisht ato të marra nga Mar-a-Lago të shqyrtohen nga një “gjyqtar i pavarur ose special”.

Në hetimet për “dokumentet e fshehta” dhe për “bastisjen e Kongresit më 6 janar” kundër Trumpit, kryeson ish-prokurori Jack Smith i cili është emëruar si ekspert special.

Donald Trump u paraqit para gjyqtarit në Gjykatën Penale të Manhatanit më 4 prill për akuzat penale të ngritura kundër tij se ka paguar “për të heshtur” një grua gjatë zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016. Trump ka mohuar akuzat ndaj tij.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...