22/12/2024

Dyshime për keqpërdorim rezervash shtetërore, LDK-ja paralajmëron hetim parlamentar

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në media u publikuan përgjime ku dëgjohen zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që bisedojnë rreth nënshkrimit të kontratës për blerjen e grurit vitin e kaluar e që dyshohet se ka mungesë të këtij produkti në rezervat shtetërore.

Deputeti i LDK-së Arben Gashi ka thënë se keqpërdorime të tilla me rezervat shtetërore kërkojnë hetime serioze dhe përmbajtjesore, prandaj ka theksuar se me fillimin e sesionit vjeshtor LDK-ja do të kërkojë që të formohet një komision hetimor parlamentar për hetimin e kësaj çështjeje, raporton Zeri.info.

Gashi tha se një hetim parlamentar është i domosdoshëm për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore nga Qeveria aktuale.

“Në këtë kontekst, LDK-ja me fillimin e sesionit vjeshtor do të kërkojë të formohet një komision hetimor parlamentar për të hetuar keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore”, thuhet në reagim. /Zëri

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...