27/07/2024

Dyshohet për mjet shpërthyes në oborrin e QKUK-së

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Policia e Kosovës ka pranuar informata për prani të mjetit të dyshimt shpërthyes në oborrin e QKUK-së.

Këtë edhe e ka konfirmuar për teve1.info zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në klinikën e patologjisë, respektivisht institutin para klinik”, është shprehur ai.

Borovci se policia është në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar personelin

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Borovci ka thënë se ekipet e specializuara po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë.”\Mesazhi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...