13/04/2024

Kurti takohet me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës, flasin për luftën kundër krimit e korrupsionit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Zvicër ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botërorë në Davos.

Në kuadër të kësaj, Kurti sot ka zhvilluar një takim me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës, njëherit edhe shef i departamentit të drejtësisë dhe policisë, Beat Jans.

Kryeministri theksoi se Jans shprehu mbështetjen dhe admirimin në luftën kundër krimit e korrupsionit që po ndodh në Kosovë.

“Kam kënaqësinë të takohem me Anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës dhe kreun e Departamentit të Drejtësisë dhe Policisë, Beat Jans. Ai shprehu mbështetjen dhe admirimin e tij për luftën e vendit tonë kundër krimit dhe korrupsionit. Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ligjor për një partneritet të fortë”, ka shkruar Kurti në “X”. \Telegrafi/\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...