13/06/2024

E pas parullave të tilla nacionaliste në Serbi, në kohën kur ndërkombëtarët po mundohen të çojnë para dialogun Kosovë-Serbi kanë ardhur edhe reagime nga krerët e shtetit të Kosovës, ndërkaq reagim pati edhe nga eurodeputeti austriak, Lukas Mandl. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ‘Crvena Zvezda’ bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. “Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga Tribunali për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka shkruar Kurti në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kandidatët republikanë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm ndanë skenën për herë të parë në garën për Shtëpinë e Bardhë në një aktivitet të fushatës në Iowa.

Rivalët kryesorë Donald Trump dhe Ron DeSantis kryesuan darkën vjetore për mbledhjen e fondeve të Partisë Republikane në Lincoln.

Të 13 kandidatëve iu dhanë 10 minuta kohë për të folur gjatë aktivitetit, raporton bbc.

Sondazhet tregojnë se ish-presidenti amerikan po udhëheq garë edhe pse problemet e tija ligjore po rriten.

Ai u tha të pranishmëve se është i vetmi kandidat që mund të fitojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe sugjeroi se kjo është e vetmja arsye pse ai përballet me një sërë akuzash penale dhe civile.

Trump tha se do të kandidojë për president edhe nëse dënohet.

Kishte më shumë se 1200 të ftuar në sallë, të cilët të gjithë kanë një ndikim të madh se kush do të jetë kandidati republikan.

Sipas një sondazhi FiveThirtyEight, Trump ka 52.4 përqind mbështetje, guvernatori i Floridës, DeSantis ka 15.5 përqind dhe të gjithë të tjerët janë nën 10 përqind në garën republikane.

Iowa është shteti i parë ku votuesit do të fillojnë procesin e zvogëlimit të numrit të kandidatëve presidencialë nga shteti në shtet derisa të ketë një nga secila parti kryesore në fletën e votimit në nëntor të vitit 2024. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...