02/10/2023

Parullat nacionaliste në Serbi “kur ushtria të kthehet në Kosovë”- reagimet e krerëve të shtetit dhe eurodeputetit Mandl

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në fund të korrikut në Serbi janë shfaqur grafite me përmbajtje nacionaliste si “kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjersa me të njëjtën fjali ishin edhe pankartat që mbajtën tifozët e klubit të futbollit “Crvena Zvezda”, gjatë një ndeshjeje miqësore me klubin italian “Fiorentina” më 26 korrik në Beograd.

E pas parullave të tilla nacionaliste në Serbi, në kohën kur ndërkombëtarët po mundohen të çojnë para dialogun Kosovë-Serbi kanë ardhur edhe reagime nga krerët e shtetit të Kosovës, ndërkaq reagim pati edhe nga eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ‘Crvena Zvezda’ bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga Tribunali për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Arkan,  u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka shkruar Kurti në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...