21/06/2024

Edhe një ligj të qeverisë Kurti PDK-ja e dërgon në gjykatën kushtetuese

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Partia Demokratike e Kosovës dorëzoj sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit nr. 08/L – 180 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 06/L-48 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se PDK e ka kontestuar shkarkimin e anëtarëve të këtij këshilli, ku Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë dhe ka përcaktuar disa aspekte shumë të rëndësishme të funksionimit të statusit kushtetutes të këtij institucioni.

“Fatkeqësisht, ky ligj, i miratuar javën e kaluar, i shkelë edhe ato përcaktime që ka bërë Gjykata. Prandaj, sot i kemi kontestuar edhe këto ndryshime. Këto veprime të Qeverisë kanë vetëm një qëllim, ta nënshtrojnë dhe ta kapin Këshillin e Pavarur për Shërbyesit Civil, në mënyrë që ai të kthehet në një mekanizëm që nuk i ndalon dhe i përkrah punësimet familjare të qeveritarëve të Kosovës”, ka thënë Gruda.

Ai ka thënë se Qeveria dëshiron ta zhvesh këtë organ nga kompetencat kushtetuese në një rrugë jokushtetuese.

Partia Demokratike e Kosovës thekson se do të jenë vigjilente ndaj pushtetit dhe ligjeve të miratuara. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...