25/04/2025

Edhe PSD-ja i bashkohet protestës së veteranëve: Janë bërë bashkë hipokrizia, servilosja e korrupsioni

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Partia Socialdemokrate do të marrë pjesë në protestën e së shtunës, të thirrur nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur zyrtari i kësaj partie, Zgjim Hyseni, i cili bërë thirrje që edhe të tjerët t’i bashkohen protestës.

Duke iu referuar zyrtarëve qeveritarë, ai ka thënë se ʺjanë bërë bashkë hipokrizia, servilosja, korrupsioni dhe racizmi urbanʺ.

ʺNesër protestojmë. Hajde në shesh në ora 18:00! Kjo Qeveri ka mbledhur rreth vetes përmbajtjet më reaksionare të shoqërisë.  Janë truq sikur lëmsh: hipokrizi deri në qiell, servilosje deri në gjunjëzim; korrupsion e racizëm urbanʺ, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Ai tutje është shprehur se në ʺditën kur i përjashtoi veteranët nga paga minimale, nga Ministria e nga Partia u zunë me 60 mijë euro nën tepihʺ.

ʺKaq është brenga e tyre për abuzimin. Janë pa skrupuj, nëse nuk rezistojmë nuk dinë të ndalur. Nesër në shesh!ʺ, ka përfunduar zyrtari i PSD-së.

Ndryshe, Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i “Ibër-Lepencit” dhe Hysen Muzliukaj, këshilltar i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishin në pozita udhëheqëse në Komunën e Mitrovicës. Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas bastisjes në dy prona të të dyshuarve ka gjetur dhe sekuestruar 60 mijë euro./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...