Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nder të 25 vjetorit të çlirimit të vendit, ka pritur në takimi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe ish-kryeministrin e Italisë, Massimo D’Alema.
Takimi u zhvillua në presidencës, ndërsa mediat u lejuan të marrin pamje vetëm para takimit, transmeton Telegrafi.
Në agjendën e kryeministrit Kurti nuk është bërë ndonjë njoftim për një takim mes homologëve.
Në 25 vjetorin e çlirimit të vendit, janë paraparë disa aktivitete.
Rreth orës 10:30, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë solemne, ku deputetëve do t’u adresohet ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair. /Telegrafi/